SBAShK-u vazhdon traditën, dërgon 430 anëtarë në bregdetin shqiptar

15 qershor 2023 | 14:27

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) do t’i dërgojë  430 anëtarë në bregdetin shqiptar.

Kjo sindikatë ka bërë me dije se grupi i parë prej 164 pushuesve nga komuna të ndryshme të Kosovës ka filluar të enjten këtë aktivitet.

Aktiviteti sipas tyre do të vazhdojë me datat 25 qershor me grupin e dytë, për të përfunduar me grupin e tretë që në bregdet do të jenë më 3 korrik.

“Në shenjë respekti për angazhimet në misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave edhe këtë vit, SBAShK-u vazhdon me traditën e dërgimit të një numri të konsideruar të anëtarëve për pushime në bregdetin shqiptar”.

“Grupi i parë prej 164 pushuesve nga komuna të ndryshme të Kosovës sot filloi këtë aktivitet, i cili do të vazhdojë me datat 25 qershor me grupin e dytë e për të përfunduar ky aktivitet me grupin e tretë që në bregdetin  shqiptar do të jenë më 3 korrik”, është thënë në njoftim e SBAShK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agron Zeqiri Misini nga Tetova, shpall të pablefshme diplomën e…