Scarlett Johanssoni, aktorja më e paguar në botë

19 gusht 2018 | 13:00

Paraqitja e saj në “The Avengers” e kanë ndihmuar aktoren Scarlett Johansson të shndërrohet në aktoren më të paguar më së miri në botë, ka bërë me dije revista “Forbes”.

Johansson, e cila shfaqet në rolin e Black Widow në filmin “Avengers”, ka fituar 40.5 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar.

Angelina Jolie radhitet në vendin e dytë me 28 milionë dollarë, të cilat i mori nga filmi “Maleficent 2”. Në këtë listë e treta është Jennifer Aniston, ndërsa Gal Gadot e “Wonder Woman” është radhitur e dhjeta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Gianluigi Buffon ka bërë një pritje të jashtëzakonshme në…