Schmidt: Mund ta mposhtim Interin në Itali

12 prill 2023 | 13:11

Trajneri i Benfica, Roger Schmidt e ka komentuar humbjen që pësoi skuadra e tij nga Interi në Ligën e Kampionëve (0-2). Ai ka thënë se skuadra portugeze në ndeshjen e kthimit në Itali shkon për fitore.

“Një ndeshje e vështirë për të dy, ne dhamë gjithçka dhe krijuam shumë shanse. Mund të kishim fituar ose minimalisht një barazim, por përkundrazi, humbëm me Interin që krijoi pak dhe shënoi dy gola. Sigurisht që nuk është mirë në ndeshjen e kthimit pasi kemi dy gola më pak, por ne mund të shkojmë në Itali dhe të fitojmë. Nuk jemi të demoralizuar”, ka thënë Schmidt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe të mërkurën është duke vazhduar  në seancë private dëshmia…