Schweinsteigeri: Mësova shumë nga Zidane

06 shkurt 2019 | 15:34

Ish-mesfushori i Bayern Munchen, Bastian Schweinsteiger ka kujtuar kohët kur luante për skuadrën gjermane në Ligën e Kampionëve.

Ai ka kujtuar përplasjet me Real Madridin dhe Zinedine Zidane. “E mbaj mend herën e parë, në vitin 2003, në ‘Bernabeu’. Jam aktivizuar në pjesën e dytë dhe kam luajtur kundër Zidane, i cili shënoi një gol të bukur pesë minuta më vonë dhe Real Madridi fitoi 1-0. Të luajturit kundër Zidane më ndihmoi shumë më vonë, sepse pashë se si ai zhvendosej dhe e mbronte topin. Ishte e pamundur ta imitoje, por mësova shumë nga ato gjëra”, ka thënë Schweinsteiger.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka përshëndetur nënshkrimin…