Së shpejti nis rregullimi i hyrjeve banesore në Kamenicë

15 korrik 2021 | 14:09

Komuna e Kamenicës përkatësisht kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për mbështetje financiare në projektin “Rregullimi i hyrjeve banesore”.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se është shumë i lumtur që në Kamenicë po bëhet punë e vazhdueshme në infrastrukturë.

“Së shpejti nis rregullimi i hyrjeve banesore. Me ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen financiare për rregullimin e hyrjeve banesore në Kamenicë. Nga 65 mijë euro, sa është paraparë vlera e projektit, 22 mijë euro do të ndahen nga komuna, kurse pjesën tjetër do të na mbështesë ministria. Tejet i lumtur që në Kamenicë po bëjmë punë të vazhdueshme në infrastrukturë, si një nga investimet e nevojshme të qytetit tonë”, ka thënë Kastrati.

Vlera totale e këtij projekti është 65 mijë euro. Komuna nga buxheti i saj do të ndajë për këtë projekt mbi 22 mijë euro, ndërsa MAPL do të ndajë mbi 42 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka…