Sefaj raporton për procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol

26 shkurt 11:45

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, nesër (e martë) do të raportojë për procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.  

“Nesër Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Raporti ka të bëjë me procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol.  Takimi do të mbahet  në ora 13:00,  në sallën S-1”, është thënë në njoftimin e Zyrës për Informim të Kuvendit të Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja Cardi B nuk po kursen fare nga paratë që…