Sejdiu emërohet trajner në skuadrën e Ligës së Parë

08 nëntor 2022 | 13:30

Gani Sejdiu është emëruar trajneri i Phoenixit. Klubi nga Banja e Pejës ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me trajnerin nga Mitrovica, i cili së fundmi udhëhoqi Vëllaznimin.

Sejdiu gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe Trepçën ’89, Trepçën, Vushtrrinë, Feronikelin, Besën, Ballkanin dhe Renovën e Maqedonisë së Veriut.

“Ju njoftojmë qe në sezonin e ardhshëm drejtimin e skuadrës tonë e merr trajneri i mirënjohur Gani Sejdiu. Klubi ynë gjithë punën dhe përpjekjet për inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar ia beson trajnerit Gani Sejdiu i cili mbartë në vete trofe të shumta të fituara nëpër klube të mëdha kosovare.  Kryesia e klubit si dhe ekipi i lojtarëve e mirëpresin dhe i urojnë mirëseardhje trajnerit. Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e FC Phoenix-Banjë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka…