Sejdiu nga 2 Korriku kalon te KEK-u

19 gusht 2022 | 11:48

KF 2 Korriku ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me mesfushorin Qendrim Sejdiu.

Sejdiu ishte pjesë e 2 Korrikut nga janari i vitit 2019, kurse me përvojën e tij ndihmoi skuadrën që në edicionin 2018/19 të siguronte mbijetesën në Ligën e Parë, ndërsa në edicionet pasuese impresionoi me paraqitjet e tij si dhe super golat e realizuar nga gjuajtjet e lira, gola që vërtetë do mbahen mend gjatë.

34-vjeçari tash ka vendosur për një aventurë të re në karrierën e tij, me ç’rast edhe ka kaluar te skuadra nga Obiliqi, KEK-u. 2 Korriku i ka uruar Sejdiut suksese në vazhdim të karrierës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Komuniteteve në Malin e Zi, Fatmir Gjeka,  ka…