Sejdiu, trajner i ri i Drenicës

19 shkurt 2024 | 19:25

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu është prezantuar nga skuadra e Drenicës. Tekniku mitrovicas do t’i prijë skuadrës kuqezi në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

“Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Bashkim Idrizi, Bordi i KF Drenica, kanë vendosur unanimisht për ta emëruar kryetrajner të skuadrës, Gani Sejdiun. Ish-trajneri i Renoves në Maqedoni, pastaj shumë skuadrave kosovare si Trepça ‘89, Feronikeli, Besa, Ballkani, Vëllaznimi e Phoenix, Gani Sejdiu ka arritur marrëveshje për 18 muaj me klubin, gjithmonë duke u bazuar në ecurinë e klubit. Sejdiu është emër i njohur në futbollin kosovar pasi ka qenë kampion i Kosovës, fitues i Kupës së Kosovës, fitues i Superkupës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Drenicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alexei Navalny vdiq në burgun “Ujku Polar” në Arktik. Autoritetet…