Sekuestrohen tri armë dhe një sasi narkotikësh në Prishtinë

31 korrik 2023 | 15:51

Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh) në Prishtinë, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, po vazhdon kontrollet rutinë të automjeteve në lokacione të ndryshme.

Zyrtarët e NjRSh-së gjatë fundjavës në pika kontrolli kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë si dhe një sasi të narkotikëve të llojit marihuanë.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse dhe ndaj tyre janë kryer procedurat e nevojshme policore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të…