Senatorët amerikanë nisin vizitën në Serbi, Vuçiqi ua kërkon Asociacionin

25 maj 2023 | 11:51

Senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters në vizitën e tyre zyrtare në rajon sot janë duke qëndruar në Serbi.

Atje janë pritur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin kanë folur për marrëveshjen me Kosovën.

Siç ka njoftuar Vuçiqi në “Instagram”, senatorëve amerikanë, ai ua ka kërkuar që Kosova të formojë Asociacionin siç është nënshkruar në marrëveshjen e Brukselit.

“E theksova se prioritet është formimi i Asociacionit të komunave serbe, si dhe se do të vazhdojmë të insistojmë në zbatimin ekskluziv të vendimit për Asociacionin ashtu siç është paraparë në marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiq në “Instagram”.

Më tutje, ai ka thënë se me senatorët amerikanë ka biseduar edhe për shumë çështje të tjera me interes për të dy vendet, si dhe se ka ripërsëritur “vendosmërinë e Serbisë për të vazhduar zhvillimin e marrëdhënieve me SHBA-në në bazë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka…