Senatorja amerikane: Mirëpresim aspiratën e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-s

21 prill 16:47

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët për media ka thënë se është e rëndësishme ta tregojnë mbështetjen e tyre që kanë për Kosovën.

Ajo ka thënë se mirëpresin aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-s.

“Më vjen mirë që jam kthyer këtu me miqtë tanë. Kam delegacion dy partiak. Ne shërbejmë në komisione që janë të rëndësishme për Kosovën dhe politikë të jashtme. Është e rëndësishme të tregojmë mbështetjen tonë në Kosovë. Sot vizituam kampin Bonstill dhe çmojmë përkushtimin e Kosovës. Vlerësojmë historinë dhe përkujtimin tuaj për sekretaren e Albright. Edhe në ShBA do të na mungojë ajo”.

“Këtu jemi si pjesë e miqësisë që kanë ShBA-ja dhe Kosova. Mirëpresim aspiratën e Kosovës për të qenë pjesë e NATO. Ne jemi pjesë e grupit punues për NATO-n. Gjithashtu dëshiroj të shpreh përkrahjen për të lëvizur drejt BE-së. I ndajmë shqetësimet tuaja për rajonin. Mirëpresim mundësinë për të bashkëpunuar më tej. Mirëpresim mundësinë për të vazhduar marrëdhëniet tona të punës”, ka thënë Shaheen.

Senatorja Shaheen po qëndron për vizitë në Kosovë së bashku me senatorët Chris Murphy dhe Thom Tillis.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Letonisë, Eglis Levits, nesër do të bëj vizitë…