Sendet personale të Schumacherit dalin në ankand, çmimet fillojnë nga 100 euro

14 gusht 2023 | 15:20

Fansat e mëdhenj dhe ndjekësit e shtatë herë kampionit të Formula 1, Michael Schumacher, duhet të jenë të gëzuar pasi RM Sotheby’s njoftoi se do të nxjerrë në ankand 160 sende nga koleksioni i tij “Full Throttle-The Schumacher”. Natyrisht, çmimi i artikujve do të jetë shumë më i volitshëm sesa ato që marrin miliona në ankande.

Me një çmim të vlerësuar prej 100 deri në 500 euro, ofertuesit mund të marrin në dorë një fanellë të Schumacher nga viti 2004. Koleksioni gjithashtu do të nxjerrë në ankand kapelet e ndryshme të përdorura nga ai me çmimin e vlerësuar midis 250 dhe 500 euro.

Helmetat gjithashtu do të jenë në dispozicion me një çmim të vlerësuar nga 20 mijë euro deri në 25 mijë. Në ankand do të jetë gjithashtu edhe helmeta Bennetton F1 e vitit 1994, e cila do të vlerësohet me çmimin nga 40 mijë deri në 60 mijë euro.

1991 Replica Michael Schumacher Arai Jordan-Ford Formula 1 helmet – 40,000 € deri në 60,000 €

1994 Michael Schumacher Bell Benetton helmet Formula 1 – 40,000 € deri në 60,000 €

Helmet 2001 Michael Schumacher Schuberth Scuderia Ferrari Formula 1 – 40,000 deri në 60,000 €

1990 Michael Schumacher Arai West WTS Racing German Formula 3 Helmeta – 30,000 € deri në 50,000 €

1991 helmet Michael Schumacher Shoei Benetton Formula 1 – 30,000 deri në 40,000 €

1993 Michael Schumacher Bell Benetton helmet Formula 1 – 30,000 € deri në 40,000 €

1993 Michael Schumacher Bell Benetton helmet Formula 1 – 30,000 € deri në 40,000 €

1995 helmet Michael Schumacher Bell Benetton Formula 1 – 30,000 deri në 40,000 €

Helmet 2003 Michael Schumacher Schubert Scuderia Ferrari Formula 1 – 30,000 deri në 40,000 €

Helmet 2004 Michael Schumacher Schubert Scuderia Ferrari Formula 1 – 30,000 deri në 40,000 €

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Vëllaznimi ka njoftuar se ka nënshkruar me Bardhi Rexha.…