Serena Williamsi, e zhgënjyer me vetveten

10 shtator 2019 | 16:56

Serena Williamsi ende nuk e ka lënë mënjanë zhgënjimin e humbjes së finales së grand slam të US Openit.

Tenistja amerikane u mund 2-0 nga 19-vjeçarja kanadeze Bianca Andreescu. Në një intervistë për ESPN, ish-numri 1 në botë shprehet se është e pakënaqur nga vetja. “Në këtë finale nuk bëra asgjë mirë, duke nisur nga shërbimi. Natyrisht që meritë ka edhe rivalja, që luajti mirë dhe e meritoi fitoren. Gjithsesi, kjo nuk është Serena Williamsi që unë njoh dhe që në finale të tilla nuk humbet kollaj”, ka thënë tenistja amerikane.

Serena Williamsi është ende në kuotën e 23 grand slameve të fituara në karrierën e saj, një më pak se rekordmenia Margaret Court.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi inspektoi punimet…