Serena Williamsi tërhiqet nga Indian Wells

12 mars 2019 | 14:01

Tenistja amerikane Serena Williams është tërhequr nga turneu Masters i Indian Wells.

Probleme shëndetësore për numrin 10 në botë për femra, që është detyruar të tërhiqet sapo ka nisur seti i dytë (ndeshja ishte e vlefshme për raundin e tretë). Williamsi, ish-numri 1 në botë, e nisi mjaft mirë ndeshjen ndaj rivales spanjolle Garbine Muguruza, duke udhëhequr 3-0 me “game”. Por papritur ka probleme me tensionin, edhe pse vazhdon të luajë. Muguruza fiton 6 “game” radhazi” dhe fiton 6-3 setin e parë.

Tenistja spanjolle fiton edhe “game” e parë të setit të dytë, moment kur ndeshja ndalet. Serena Williamsi kërkon  ndihmën e stafit mjekësor, që i masin tensionin. Në këtë moment merret vendimi për t’u tërhequr. Serena e ka fituar dy herë këtë turne, në vitet 1999 dhe 2001, por u tërhoq për më shumë se 15 vjet, pas vërshëllimave për racizëm që mori gjatë ceremonisë. Ajo u rikthye tre vjet më parë, por nuk ka mundur të fitojë më.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se…