Serweri: Situata në Ballkan mund të përkeqësohet

13 dhjetor 2017 | 10:33

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanin, Daniel Serwer, ka vlerësuar se Ballkani sërish do kthehet në problem të stabilitetit.

Ai këto probleme i ka paraqitur përmes një broshure në një organizatë joqeveritare amerikane, ku ka thënë se përkundër problemeve që Ballkani po ballafaqohet vendet po synojnë të ecin përpara.

“Pa marrë parasysh përpjekjet, ka rreziqe. Rusët nuk e pëlqejnë atë që bëjnë malazezët, ne kemi një rezistencë në këtë rrugë. Por nuk ka asgjë të re që mund të thuhet për qytetarët e Ballkanit”, ka thënë ai, raporton “lajmi.net”.

Ndërsa sa i përket shkallës së rrezikut në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Serwer ka theksuar se nuk duhet pasur parasysh konfliktet në parlamentin maqedonas, por edhe ekstremistët islamikë në Bosnjë e Hercegovinë që vijnë nga jashtë, situata mund të përkeqësohet.

Eksperti amerikan ka përmendur edhe ekstremet nacionaliste që i pëlqejnë armët dhe konfliktet, andaj duke i pasur parasysh gjithë këto, ka thënë ai, Ballkani është kthyer përsëri në një problem. Serwer ka komentuar edhe situatën në Kosovë, ku ka thënë se momentalisht është e qetë dhe se procesi i paqes në Kosovë ka shkuar më shpejt se në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi kanë dhënë dorëheqje nga pozita…