Sevilla konfirmon blerjen e Silvas

22 nëntor 2018 | 17:46

Skuadra e Sevillas do të shfrytëzojë opsionin për blerjen e Andre Silvas, përkundër dëshirës së Milanit për rikthimin e sulmuesit portugez.

Drejtori i klubit spanjoll, Joaquin Caparros, ka konfirmuar se do të shfrytëzojë mundësinë e blerjes së Andre Silvas për 30 milionë euro.

“Fansat mund të sigurohen se lojtari do të qëndrojë me ne për shumë vjet. Kemi dëshirën për ta mbajtur lojtarin këtu. Milani mund të thotë çfarë të dojë, ata duan rikthimin, por askush nuk mund të bëjë asgjë. Kemi opsionin për blerje dhe në fund të sezonit, ose më herët, ne do ta realizojmë këtë opsion”, ka thënë Caparros.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar rezolutën…