Sfida më interesante pritet të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë mes Dukagjinit dhe Prishtinës.

Ballkanin e pret një duel i lehtë “në letër”, pasi luan në shtëpi kundër Fushë Kosovës.

Zekirija Ramadani do t’ia bëjë “sefte” me Dritës në duelin kundër Feronikelit ’74 në Gjilan.

Gjilani udhëton në Prizren për t’u ndeshur me Lirinë, ndërkaq Llapi i bën konak Malishevës.

Orari dhe çiftet e plota:

E shtunë:

Liria – Gjilani

Llapi – Malisheva

E diel:

Ballkani – Fushë Kosova

Dukagjini – Prishtina

Drita – Feronikeli ’74.