Sfida kryesore mes Prishtinës dhe Flamurtarit

28 shkurt 2023 | 13:01

Mesjava sjell ndeshje interesante në Ligën Unike të Femrave, ku zhvillohet xhiroja e nëntë apo e parafundit për garat e rregullta.

Përballja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit. Kampionia e Ligës Unike numëron katër fitore e katër humbje, ndërsa kampionet e Shqipërisë kanë shtatë fitore e një humbje. Në sfidën e këtij edicioni mes këtyre dy skuadrave kishte fituar skuadra vlonjate 56:55 dhe pritet një sfidë shumë interesante.

Të martën do të sfidohen dy skuadrat që kanë nga dy fitore e gjashtë humbje, Tirana dhe Penza. Në takimin e këtij edicioni pejanet fituan 83:74 dhe pritet një ndeshje e barabartë.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është mes Partizanit dhe Bashkimit. Në sfidën e parë të këtij edicioni, skuadra prizrenase kishte fituar 71:69. Vashat nga Tirana kanë katër fitore e katër humbje, ndërsa ato prizrenase pesë fitore e tri humbje.

Liga Unike e Femrave – Java 9

E martë
16:00 Prishtina – Flamurtari
19:30 Tirana – Penza

E mërkurë
19:00 Partizani – Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e…