Shabani i PDK-së: Koeficienti i pagave të jetë 130 euro, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme

23 tetor 2023 | 11:52

Koeficienti i pagave në sektorin publik, aktualisht është 105 euro. Qeveria e Kosovës, ka parashikuar që në vitin 2024, koeficienti të ketë vlerë 110 euro. Por, opozita në Kuvendin e Kosovës, pritet që të kenë një kërkesë të re rreth këtij koeficienti.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isak Shabani, ka bërë të ditur në “Sytë 7” në “Klan Kosova”, se pas nismës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe me përkrahjen e PDK-së dhe LDK-së, do të iniciohet një seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar mbi koeficientin.

Shabani ka bërë me dije se kërkesë e opozitës do të jetë që koeficienti i pagës, të ketë vlerën 130 euro në vitin 2024. Sipas tij, kjo kërkesë është edhe konform kërkesës së sindikatave të sektorit publik.

Ai ka thënë se kjo seancë e jashtëzakonshme pritet të mbahet gjatë kësaj jave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stadiumi i “Ramiz Sadiku” në Prishtinë po bëhet me tribunë…