Shaip Kamberi takohet me Vuçiqin, ja çfarë biseduan

14 korrik 2022 | 11:30

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka nisur konsultimet për krijimin e qeverisë së re serbe.

Shaip Kamberi ka mbërritur në Pallatin Presidencial, për konsultime me Aleksandër Vuçiqin për formimin e qeverisë së Serbisë.

Zgjedhjet e përgjithshme në Serbi janë mbajtur më 3 prill, por për shkak te përsëritjes 5 herë të zgjedhjeve në Luginën e Preshevës, nuk është bërë i mundur certifikimi i tyre që do t’i hapte rrugën krijimit të qeverise së re.

Pas marrjes së mandatit, Kamberi është zotuar se do t’i mbrojë interesat e shqiptarëve të cilët sipas tij, janë të shtypur dhe të diskriminuar.  Ai ka arritur votat e nevojshme, 698 nga 711 gjithsej që të bëhet deputet në Kuvendin e Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë në seancën e…