Shakira thotë se problemet me zërin e kishin çuar në depresion

14 nëntor 2019 | 11:53

Shakira është hapur për trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor pasi pësoi një dëmtim kërcënues për karrierën dy vjet më parë.

“Unë nuk isha pozitive, por isha shumë pesimiste”, ka thënë ajo për “Guardian”. Në vitin 2017 Shakira pësoi një hemorragji të kordonit vokal. Si rezultat asaj i është dashur të shtyjë një pjesë të turneut botëror “El Dorado”.

“Unë gjithmonë kam menduar se do të ketë gjëra në jetën time që do të largoheshin, si bukuria, rinia, të gjitha ato gjëra, por kurrë nuk kam menduar që zëri im do të më linte, sepse është kaq e natyrshme për natyrën time. Ishte identiteti im”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur amerikane, Renee Zellweger, ka treguar arsyet se…