Shala i PDK-së: Kosova importon thëngjill! A ka mundësi edhe kjo të ndodh?

15 gusht 2023 | 11:46

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se pavarësisht se vendi ynë është fuqi evropiane për rezervat e thëngjillit është duke importuar këtë produkt.

Shala ka thënë se Feronikeli është duke importuar 10 mijë ton thëngjill në muaj.

Shala nëpërmjet “Facebook”, ka pyetur institucionet e shtetit se si është e mundur që kompanitë vendore të importojnë thëngjill kur Kosova ka rezerva të mëdha të këtij resursi natyror.

Postimi i plotë i Shalës:

Në këto ditë pushimi, Qeveria nuk po stabilizohet assesi.

Sot nuk po i numëroj aferat politike e as ato ekonomike, si ato në sektorin e energjisë, rezervat shtetërore të grurit, vajit etj.

Por sot po ngris shqetësimin ekonomik e logjik;

Kosova është fuqi evropiane e botërore me rezervat e thëngjillit, mbi 12 miliard ton lignite në tri basenet:

Ai i rrafshit të Kosovës,

Ai i rrafshit të Dukagjinit dhe

Ai i rrafshit të Drenicës.

E fatkeqësisht, Feronikeli sot importon 10 000 (dhjetë mijë) ton thëngjill në muaj nga Mali i Zi, për nevoja industriale të saj. Krejt kjo çmenduri ekonomike e Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Ekonomisë e cila udhëheqë dhe menaxhon ndërmarrjen publike KEK.

Pse Feronikeli importon thëngjill, e KEK-u nuk e furnizon me atë!?

Pse po ndodh e gjithë kjo?

Pse Feronikeli është pak kilometra nga KEK-u?

Pse Feronikeli punëson mbi 800 punëtorë në linjë direkte, e mbi 1500 indirekte?

Pse Feronikeli është në Drenas?

Apo pse Feronikeli është ndërmarrje private dhe investitori i jashtëm?

Këto përgjigje i din vetëm kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roberto Mançini dy ditë pas zyrtarizimit të dorëheqjes nga posti…