Shala kërkon që bizneset të bëhen pjesë e hartimit të Ligjit për Tregti të Brendshme

05 mars 2019 | 14:30

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka zhvilluar një takim me prodhuesit vendor së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, më të cilët ka diskutuar për çështjet e të bërit biznes në Kosovë.

Ai ka kërkuar që bizneset të bëhen pjesë e hartimit të Ligjit për Tregti të Brendshme.

“Bashkëbisedova me prodhues vendor bashkë me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, z. Arian Zeka, dhe u ngritën shumë çështje në lidhje me të bërit biznes. Bizneset i sigurova se do të jem përkrah tyre, duke iu kërkuar që të bëhen pjesë e hartimit të Ligjit për Tregti të Brendshme. Po ashtu më informuan se kanë rritur prodhimin, shitjen dhe numrin e punëtorëve këta muajt e fundit, që ky fakt më gëzon shumë, sepse detyrë dhe mision i imi është fuqizimi i bizneseve dhe rritja e prodhimit vendor”, ka shkruar ministri Shala.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në kompleksin…