Shala paralajmëron taksë për Shqipërinë dhe Maqedoninë

26 qershor 2019 | 14:47

Në debatin për efektet e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës, organizuar nga Instituti Riinvest, ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka paralajmëruar taksë edhe për shtete tjetra.

Ai ka përmendur Shqipërinë dhe Maqedoninë ndaj të cilave prodhuesit kosovarë kanë ankesë për disa taksa të këtyre vendeve. “Unë veç i kam paralajmëruar MSA-në, për vendet tjera dhe Kosova do të ketë qasje të njëjte me të gjitha vendet e CEFTA-së, në dy takimet me Qeverinë e Shqipërisë kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes në Kosovë. Edhe për Maqedoninë kemi shqetësim nga prodhuesit kosovare sepse së fundi u është ndaluar  eksporti i prodhimit të lëndës së parë të peshkut. MTI është e gatshme të marra masa të caktuara ndaj shteteve të caktuara varësisht nga kërkesat e prodhueseve kosovarë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë e njohin historinë e famëkeqit Emiliano Salas, i…