Shala: PDK-ja i duhet Drenasit dhe Drenicës

19 janar 2021 | 11:47

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, është takuar me kryetarin e degës së kësaj partie në Drenas, Sejdi Hoxha, me të cilin kanë biseduar për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shala ka thënë se PDK-ja i duhet Drenasit dhe Drenicës, ashtu siç Drenasi dhe Drenica i duhen PDK-së.

“Po e nis sot ditën me kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, z. Sejdi Hoxha. Drenasi qëndron sypatrembur, si një nga kalatë e pamposhtura të PDK-së. Dega e Drenasit çdo herë i ka dhënë frymë dhe karakter partisë së lirisë, së pavarësisë dhe shtetndërtimit. E, ndërkaq, një Dege të madhe të një Partie të madhe, i duhet një personalitet i suksesshëm, me elan dhe vrull rinor, si kryetari, Sejdi Hoxha. Drenasi, ashtu si krejt Drenica, kurrë nuk njeh zmbrapsje, njeh vetëm fitore! PDK-ja i duhet Drenasit dhe Drenicës, ashtu siç Drenasi dhe Drenica i duhen PDK-së”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pranuar donacionin…