Shala për krizën energjetike: Të ndërpritet pagesa për veriun, të respektohet Kushtetuta

18 gusht 2022 | 12:16

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të ndaj mjete për pagesën e rrymës për serbët e veriut  të vendit.

Madje, ai ka shtuar se kanë reaguar me vite të tëra, por që një kërkesë e tillë nuk është marrë parasysh nga asnjë qeveri e as tash nga kryeministri Albin Kurti.

Megjithatë, ai ka theksuar se të gjithë qytetarët duhet të trajtohen sipas Kushtetutës e cila garanton barazi para ligjit.

Për shkak të mungesës së vullnetit politik, ai ka thënë se të gjitha qeveritë kanë vazhduar t’i privilegjojnë serbët e veriut duke i furnizuar me energji nga taksat e qytetarëve të pjesës tjetër të vendit.

“Ne kemi reaguar shumë herë me vite të tëra. Ne kemi pasur takime edhe me ministrin edhe me kryeministrin ku kemi kërkuar që qytetari i Kosovës duhet të trajtohen sipas Kushtetutës së Kosovës dhe e cila garanton barazi para ligjit për të gjithë qytetarët pavarësisht pavarësisë etnike. Mirëpo për shkak të një mungese të vullnetit politik te gjitha qeveritë duke përfshirë edhe qeverinë Kurti 2 e kanë vazhduar t’i privilegjojnë serbët e veriut të cilët marrin para edhe nga buxheti i Kosovës edhe nga buxheti i Serbisë dhe 100% i shërbejnë Serbisë”, ka thënë Shala për “EO”, duke shtuar se Kurti ka ardhur në pushtet me premtimin se nuk do ta paguajë rrymën për veriun.

“Ndërkaq institucionet e Kosovës në vend që të marrin një qëndrim i cili është në përputhje me ligjin i favorizojnë dhe diskriminojnë qytetarët shqiptar të cilët janë pagues të rregullt të rrymës dhe të cilët nuk kanë as kushte minimale. Kjo qeveri ka ardhur me premtim se nuk do të paguajë rrymën ndërkaq para një jave ua ndau KESKO-s 40 milionë euro para për t’ua paguar rrymën serbëve të veriut”, ka deklaruar Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur…