Bordi i FHK-së liron dy trajnerë nga detyra  

18 gusht 2022 | 12:16

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës nën udhëheqjen e presidentit, Eugen Saraçini. Në këtë mbledhje Bordi ka diskutuar për paraqitjen e Përfaqësueseve të reja në Kampionatet Evropiane të kësaj vere.

Bordi ka vlerësuar punën dhe angazhimin e kryetrajnerit të Përfaqësueses U20, Taib Kabashi dhe trajnerit të përkohshëm të Përfaqësues U18, Fatmir Muhaxheri. Bordi ka vendosur që Kabashin dhe Muhaxherin t’i lirojë nga pozita e kryetrajnerëve.

Kabashit në fakt i ka përfunduar mandati dyvjeçar, kurse Muhaxheri ishte i angazhuar vetëm për Evropianin në Letoni. Ai vazhdon angazhimin në shtabin teknik të Përfaqësues A.

Bordi i FHK-së ka falënderuar Kabashin e Muhaxherin për punën e bërë me shumë zell dhe përkushtim. Bëhet fjalë për dy personalitete që kanë dhënë shumë dhe vazhdojnë të japin shumë për hendbollin e Kosovës. Së shpejti Bordi do të vendosë për trajnerët e këtyre grupmoshave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është në mesin e…