Shala publikon foto të rrallë me Grabovcin dhe Dobrunën nga lufta e UÇK-së

11 nëntor 2018 | 12:31

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ferat Shala, ka publikuar një foto të rrallë në malet e Berishës, e cila është realizuar në vitin 1999.

Në këtë foto, përpos Shalës janë edhe ish- zyrtarë të lartë të UÇK-së në mesin e tyre, Adem Grabovci, Nuri Bexheti, Sokol Dobruna, etj.

“Të nderuar miq, vazhdojmë me publikimin e fotografive nga arkivi im që përfshijnë kohën e angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, foto këto që do të jenë pjesë e një publikimi që shumë shpejtë do të botohet. Foto: Nga e djathta në këmbë: Sokol Dobruna, Ferat Shala, Haki Kryeziu, Idriz Hyseni e Nuri Bexheti. Ulur: Adem Grabovci, Ahmet Morina, Nusret Pllana e Agron Berisha. (Berishë, dimër 1999)”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/photos/a.1686942351581260/2261573054118184/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është rezervuar një vend…