Shala viziton kullën e Hysen Krasniqit në të cilën pushuan dhe u ushqyen shumë luftëtarë të UÇK-së

05 shkurt 2024 | 14:28

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka vizituar bashkëluftëtarin Hysen Krasniqi në Negrovc të Drenasit.

Shala ka bërë me dije se në kullën e Krasniqit gjatë luftës çlirimtare kanë pushuar dhe janë ushqyer shumë ushtarë të UÇK-së.

Vizitë bashkëluftëtarit Hysen Krasniqi. Negrovci ka qenë dhe mbetet vatër e luftërave për liri dhe pavarësi, në të gjitha periudhat e historisë.  Por, të veçantat e Negrovcit janë edhe plejada të caktuara të mësueseve dhe atdhetarëve nga të cilët unë morra mësimet e para. E pak dekada më vonë, po në këtë fshat, kullat dhe shtëpitë e Negrovcit do ti kthenim në baza, në kazerma, e në shkolla ushtarake. Me këta njerëz, e këta bashkëluftëtarë, sfiduam dhe fituam ndaj një fuqie te madhe ushtarake dhe një regjimi kriminal, siç ishte Serbia.  Në kullën e Isuf Togjes – Krasniqit, pushuan e u ushqyen shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në shtëpinë e djalit të tij Hysenit, ushtar i UÇK-së, bashkë me mësuesit e mijë themeluam edhe akademinë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare ‘Hamëz Jashari’! Duke i kujtuar me emocione përvjetorët e këtyre ngjarjeve të mëdha, falënderova Hysenin, për kontributin e dhënë në luftën çlirimtare”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të realizimit të subvencioneve, projekteve dhe politikave të…