Shaqiri: Gjitha të mirat për vëllezërit e mi

15 maj 2019 | 22:41

Xherdan Shaqiri ua ka uruar gjithë të mirat ish-bashkëlojtarëve te tij te Bayern Munich, Franck Ribery dhe Rafinha, të cilët e kanë konfirmuar largimin nga gjiganti i Bundesligës në fund të këtij sezoni.

Ylli kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është ne mesin e atyre që u kanë uruar të ardhme të suksesshme legjendave bavarezëve.

Shaqiri i kaloi tri vjet bashkë me Riberyn dhe Rafinhan në Bayern, dhe arritën kulmin së bashku, duke e fituar tripletën historike në vitin 2013.

Ylli i Liverpoolit kishte krijuar lidhje të veçantë me francezin dhe brazilianin, të cilët i quan vëllezër. Shaqa, megjithatë u largua nga Bayerni më 2015 dhe iu bashkua Interit, para se të vazhdonte me Stoke City dhe përfundimisht në Liverpool ku tani gjendet në finale të Ligës së Kampionëve.

“Gjitha të mirat për të ardhmen vëllezërit e mi”, shkroi Shaqiri në “Instagram”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky është titulli i 34 që përkon edhe me numrin…