Shaqiri: Ligën e Kampionëve ta fitoj Liverpooli ose Bayerni

18 shkurt 2019 | 11:35

Bayern Munchen nesër do të luan në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Para kësaj ndeshje ka folur futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili ka bërë me dije se dëshira e tij është që Ligën e Kampionëve ta fiton Liverpooli ose Bayerni.

“Kam kujtime të bukura nga koha ime në Munchen, periudha më e mirë e karrierës sime ishte me Bayernin. Mësova shumë dhe bëra shumë miq. Sa herë kthehem në Munchen ndihem si në shtëpi. Rikthimi një ditë do ishte i mundur sepse Bayern është gjithmonë në zemrën time”.

“A do festoj nëse shënoj nesër? Nuk mund ta them me siguri, do jetë një vendim spontan. Por di të them që do e kem të vështirë të festoj ndaj Bayern. Dua që Liverpool të fitojë Champions, por nëse nuk ia dalim atëherë do doja që Bayern të shpallej kampion”, ka deklaruar Shaqiri.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër faktit se disa vende mund të kenë tërhequr aktin…