Shaqiri, ndër lojtarët më të trofeshëm në Angli

17 janar 2019 | 18:44

Xherdan Shaqiri është një nga futbollistit më të mirë shqiptar për momentin. Ai po shkëlqen te Liverpooli, derisa më parë ishte pjesë e Stoke City, Interit, Bayern Munichut dhe Baselit.

“talkSPORT” e ka përpiluar një listë ku ka renditur dhjetë futbollistët të cilët kanë fituar më së shumti tituj që luajnë në kampionatin anglez. Në këtë renditje futbollisti shqiptar është renditur në vendin e dhjetë. Shaqiri në karrierën e vet ka arritur të sigurojë gjithsej 13 tituj, gjë që e bën futbollist shumë të suksesshëm.

Ylli shqiptar ka arritur ta fitojë tre herë Superligën zvicerane, dy herë Kupën e Zvicrës, dy herë Bundesligën, dy herë DFB-Lokal si dhe një herë Superkupën gjermane. Shaqiri ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Botërorin e klubeve me Bayern Munchen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, pas përfundimit të…