Shaqiri: Në Liverpool shpesh me quajnë legjendë

08 tetor 2019 | 14:28

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka folur në lidhje me momentin e vështirë që po kalon. Ai ka pranuar se po vuan shumë prej faktit që nuk po merr shumë minuta, por nga krahu tjetër beson se është një nga liderët e skuadrës.

Shqiptari ka pranuar se nuk ka probleme me trajnerin Jurgen Klopp, madje e vlerëson dhe i pranon zgjedhjet e tij.

“Jam i zhgënjyer që nuk po marr minuta, sigurisht. Nëse ky nuk është reagimi i një lojtari profesionist, atëherë ai po merret me sportin e gabuar. Klopp nuk mund të diskutojë me çdo lojtar zgjedhjet e tij, është normale. Ne kemi shumë talente në skuadër dhe shumë prej tyre presin shansin. Nuk kam pasur kurrë probleme me trajnerin. Ai e di se jam gati. Nuk jam penduar që zgjodha Liverpoolin. Kalova nga rënia nga kategoria me Stoke te fitimi i Ligës së Kampionëve”, ka thënë Shaqiri.

“Isha titullar në gjysmëfinalen e kthimit kundër Barcelonës që do të mbetet në historinë e klubit. Kam shënuar kundër Manchester Unitedit dhe shpesh më quajnë legjendë këtu. Mendoj se jam pjesë e rëndësishme e grupit dhe një nga liderët e skuadrës me përvojën që kam”, ka deklaruar Shaqiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit është fituesja e zgjedhjeve të…