Shaqiri: Nuk mbyllemi në mbrojtje, do e vendosim në vështirësi Italinë

11 nëntor 2021 | 22:06

Italia e Roberto Mançinit ishte dukshëm më e fortë se Zvicra në çerekfinalen e “Euro 2020”, por tashmë ka ardhur radha që të sfidohen në kualifikueset për Katar 2022. Xherdan Shaqiri, kapiteni i zviceranëve, ka folur në prag të sfidës së të premtes.

“Kam një ndjesi ndryshe, pozitive, në krahasim me ndeshjen e Evropianit. Shikojmë me optimizëm drejt së ardhmes dhe duam të rikuperojmë krenarinë në krahasim me ndeshjen e qershorit. Objektivi do të jetë të mundim Italinë, është një shans i madh për të gjithë ne. Nuk do të mbyllemi në mbrojtje, por do të kërkojmë të vëmë në vështirësi kundërshtarin me një taktikë të menduar mirë”, ka deklaruar Shaqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Sokol Cikalleshi duke folur në konferencën para ndeshjes ndaj…