Shaqiri zbulon një gjë të jashtëzakonshme kur ishte lojtar i Interit  

14 janar 2019 | 12:32

Xherdan Shaqiri është duke kaluar çaste të shkëlqyera te Liverpooli, por sigurisht se nuk harron periudhën kur luante në Itali për Interin. Tash Shaqiri është i përkëdhelur nga Jurgen Kloop dhe i dashur për tifozët.

“Një ditë isha i dëmtuar, por duhet të rikuperoja shpejt për të luajtur në ndeshjen tjetër. Interi më tha se ishte një magjistar, një kurues që jetonte në mal. Bëhej fjalë për në person në moshë i cili kishte aftësinë të shëronte. Mora makinën, udhëtova një orë e gjysmë dhe ai më kuroi, por asgjë nuk më bëri, isha si më parë”, ka thënë Shaqiri për “Sport Bible”.

“Në Angli është ndryshe. Je i dëmtuar, ke problem, atëherë janë 7 fizioterapistë që të qëndrojnë mbi kokë, të ndjekin hap pas hapi derisa të shërohesh. Profesionalizmi vjen para së gjithash”, ka shtuar Shaqiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se ai do…