Sharapova: Nuk do të bëhem kurrë mike me Serenën

25 prill 2018 | 10:59

Maria Sharapova dhe Serena Williams janë të njohura në botë për marrëdhënien aspak të mirë.

Asnjëherë mes dy kampioneve të këtij sporti nuk ka rrjedhur një bashkëpunim, gjë që është konfirmuar sërish nga tenistja ruse. “Në vite shumë gjëra janë thënë për marrëdhënien tonë, por ne duhet të gjykohemi për atë që kemi arritur. Ne kemi gjetur rrugë të ndryshme për të shkuar te suksesi dhe të dyja ia kemi dalë mbanë”, u shpreh tenistja ruse, që ka fituar vetëm 2 nga 21 përballjet që ka zhvilluar ndaj Serena Williamsit.

Më tej, bukuroshja ruse shtoi: “Unë kam shumë respekt për Serenën, për atë që ajo ka arritur dhe për aftësinë që ka për të luftuar ende për të shkuar te sukseset. Ajo është një teniste e veçantë. Unë kam shkruar për të në autobiografinë time, duke e vlerësuar për atë që ka arritur”. Në lidhje me faktin nëse ndonjë ditë do të bëhen mikesha, pasi të kenë lënë sportin, rusja shprehet: “Nuk besoj. Kam bërë shumë miq në jetën time sportive të cilët janë të rëndësishëm për mua. Në fund të ditës, ne do të jemi gjithnjë rivale. Kemi qenë rivale që nga dita e parë dhe kjo nuk ka për të ndryshuar kurrë”, ka deklaruar Sharapova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatës i Nju Jorkut hodhi poshtë padinë e yllit…