Sharapova tregon sekretet e suksesit në tenis dhe biznes

19 shtator 2019 | 12:56

Edhe pse nuk po kalon një çast shumë pozitiv në fushë si profesioniste, tenistja Maria Sharapova gëzon ende popullaritet.

Ajo është pikë referimi si në fushë ashtu dhe jashtë saj, teksa popullariteti i saj vijon në nivele të larta falë edhe suksesit të saj në fushën e menaxhimit të biznesit të saj “Sugarpova”.

“Në rastin tim, prindërit e mi kanë qenë gjithnjë shumë të kujdesshëm. Më kanë mësuar vlerat e jetës dhe parasë. Babai më ka mësuar çështjet e sportit, ndërsa mamaja në aspektin kulturor. Kjo më ka ndihmuar të formohem si njeri. Kur je i ri nuk kupton se çfarë është investimi dhe unë nuk kam studiuar kurrë ekonomi. Megjithatë, marr vendime, kryej mbledhje dhe mësoj shumë”, ka shtuar Sharapova.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BESO është slogani i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe…