ShBA-ja ia kthen Irakut mijëra artefakte të lashta

03 maj 2018 | 10:53

Rreth 3 800 artefakte të lashta, që janë kontrabanduar ilegalisht nga Iraku dhe janë shitur në zinxhirin e dyqaneve Hobby Lobyy në ShBA, janë kthyer.

Zyrtarët e doganave të ShBA-së i dorëzuan ato tek ambasadori irakian, Fareed Yasseen, në rezidencën e tij në Uashington.

Hobby Lobby, dyqan që shet vepra arti, është pajtuar në korrik të vitit të kaluar të dorëzojë antikitetet dhe të paguajë 3 milionë dollarë për të zgjidhur një padi civile të ngritur nga Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Kështu “mbrohen” resurset natyrore dhe “promovohen” prodhimet vendore", ka shkruar…