ShBA-ja kërkon ekstradimin e djalit të El Chapos

28 shkurt 2023 | 08:22

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Meksikës që ta ekstradojë djalin e shefit të drogës të burgosur Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, i cili akuzohet për krime droge.  Kjo është bërë e ditur nga një zëdhënës i qeverisë meksikane.

Ovidio Guzman u kap në fillim të janarit dhe dyshohet se ka ndihmuar në drejtimin e kartelit famëkeq Sinaloa, që kur babai i tij iu dorëzua autoriteteve në ShBA në vitin 2017.

Sipas zëdhënësit, ambasada e ShBA-së në Mexico City paraqiti kërkesën për ekstradim në Ministrinë e Jashtme dhe zyrën e prokurorit të përgjithshëm.

Ovidio Guzman u arrestua në fillim të janarit pranë qytetit Culiacan në shtetin verior të Sinaloa, në një operacion që u kushtoi me jetë 10 ushtarëve.

El Chapo, i cili bazoi perandorinë e tij të kontrabandës nga Sinaloa, po vuan një dënim të përjetshëm në ShBA për trafik droge prej 25 vjetësh.

Ovidio Guzman siguroi një urdhër gjykate në janar që bllokonte ekstradimin e tij të menjëhershëm në ShBA dhe një gjykatës ia dha mundësinë ShBA-së deri më 5 mars për të paraqitur një kërkesë ekstradimi.

Ai akuzohet se ka ndihmuar në mbikëqyrjen e gati dhjetëra laboratorëve të metamfetaminës në Sinaloa si dhe për komplot për shpërndarjen e kokainës dhe marijuanës.

Ai gjithashtu dyshohet se urdhëroi vrasjen e informatorëve, një trafikanti droge dhe një këngëtari meksikan që refuzoi të performonte në dasmën e tij.

Ai u kap edhe në vitin 2019, por forcat e sigurisë e liruan pasi karteli i tij zhvilloi një luftë të gjithanshme si kundërpërgjigje./A2news

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë dekoratë shtetërore Steven…