ShBA përkrah Kosovën në çështjen e sigurisë

20 gusht 2018 | 15:23

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues Jesicca Long, shefe e zyrës Politike-Ekonomike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes ShBA-ve dhe Republikës së Kosovës, për çështjen e sigurisë në vend dhe për sektorin e gjendjes civile të Kosovës.

Ministri Gashi gjatë këtij takimi kërkoi nga Long vazhdimin e përkrahjes në forcimin e rendit dhe ligjit si dhe e falendëroi atë për përkrahjen që ka dhënë ShBA për projektet në kuadër të MPB-së ndër vite.

Ndërsa Long shprehi gatishmërinë e ShBA-së për përkrahjen e institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, ka folur në konferencë…