Shefi i Zyrës së BE-së kritikohet që s’e përmendi emrin e Manastirit të Deçanit në shqip

26 nëntor 2021 | 07:51

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar Manastirin e Deçanit, nga ku i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronën e këtij manastiri.

“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë çelësi për një shoqëri multietnike dhe demokratike. I bëj thirrje Qeverisë së KS që të zbatojë aktgjykimin e GJK”, ka thënë Szunyog, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se  të drejtat pronësore të Manastirit duhet të respektohen.

Në këtë postim, ai ka marrë reagime nga qytetarë të cilët e kritikuan se ai nuk e përmendi emrin e manastirit në gjuhën shqipe por vetëm në atë angleze e serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e të infektuarve nga koronavirusi në Republikën e Çekisë…