Sheiku i Newcastelit interesohet dhe për dy klubet italiane

19 nëntor 2021 | 11:16

Sheikët e ri të Newcastel United, nuk kanë synim blerjen vetëm të Interit, por tani më kanë hyrë në garë edhe për blerjen e aksioneve të Fiorentinës.

Këtë lajm e ka publikuar fillimisht eksperti i merkatos i cili është dhe njëkohësisht gazetar sportiv, Alfredo Pedula i cili ka deklaruar se fondi “PIF” nga Arabia Saudite që ka mazhorancën e aksioneve të Newcastelit është e interesuar për klubin vjollcë duke bërë kështu blerjen e dytë të një skuadre në Evropë, pas bardhezinjve në Premier Ligë.

Fondi “PIF”, i drejtuar nga Princi i Kurorës Saudite, Mohamad Bin Salman, ka bërë shumë bujë javët e fundit.

“PIF” quhet Fondi i Investimeve Publike dhe ka asete me vlerë 430 miliardë dollarë, duke përfshirë pronat kryesore në marka të ndryshme, nga Pinterest tek Starbucks tek Uber, ka disa kompani që shohin gjithashtu mbështetjen e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të dytë brenda javës deputetët janë ftuar në…