‘Shëndetësia në gjendje kaotike, ministri Latifi vazhdon të pushoj në Amerikë’
11 maj 2022
| 22:43
Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka kritikuar ministrin e Shëndetësië, Rifat Latifi, për gjendjen shëndetësore në vend.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se shëndetësia në Kosovë është në gjendje kaotike.
“Qytetarët e Kosovës, pos nga sëmundja, vuajnë edhe nga mungesa bazike e mjeteve të kujdesit. Ndërkohë ministri Latifi vazhdon të pushoj në Amerikë”, ka shkruar Kuçi.
Ministri Latifi po qëndron për vizitë në ShBA.
“Këto vizita dhe të tjerat që janë në program, po realizohen me qëllim të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe marrjes së eksperiencave për zhvillimin dhe transformimin e sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.



