Shëngjini, destinacioni kryesor i pushuesve kosovarë

06 korrik 2020 | 21:52

Kur nisesh nga Kosovë për në bregdetin shqiptar, ajo që të bie ndërmend e para ështe plazhi mahnitës i Shëngjinit, si destinacioni i parë dhe më i afërt me Kosovën.

Shumë vite përpara, Shëngjini është njohur më shumë për Portin e përfolur, si Porti që do t’i jepet Kosovës, ndërkaq tashmë Shëngjinin e duam të gjithë, shkruan Scanner.

Plazhi mahnitës, uji i pastër si kristaltë, rrëzë bjeshkës dhe shumë afër qytetit ku prehen eshtrat e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Lezhës, tashmë është destinacioni i parë i pushuesve nga Kosova dhe bashkatdhetarëve.

Shëngjini njihet për plazhin e bukur të rrethuar nga pylli me pisha dhe të mbrojtur nga mali që i rri si kurorë.

Ndërkaq, plazhi të Rana e Hedhun, që ka marrë emrin, për shkak të rërës , që duket se ju ka hipur edhe bjeshkëve, është një ndër plazhat më të bukura dhe lirisht mund të quhet një nga perlat.

Është një plazh i mbrojtur që vazhdon të mbërthejë kuriozitetin e vizitorëve dhe pushuesve pasi duket sikur rëra ka nisur udhëtimin e saj drejt malit.

Rrethohet nga pylli dhe përbën tërheqjen më të madhe për këdo që kërkon të përjetojë pushime vërtetë ndryshe.

Ky  plazh rrëzë malit të Rrencit të jep një pamje që nuk e ndesh askund përgjatë bregdetit Adriatik. Aty takohet rëra gri me detin e kaltër, ndërsa nuk mungojnë edhe shkëmbinjtë që zbresin nga mali dhe derdhen në det.

Të jesh në Shëngjin dhe të mos bësh të paktën një ditë plazh në mrekullitë që ofron Rana e Hedhun është si të mos kesh qenë fare në plazh.

Rana e hedhun Archives - Kosova Info

Por, përvec ujit, ajrit dhe qetësisë që ta jep qyteti bregdetar i Shën Gjinit, e vecanta e këtij është mikëpritja e banorëve të kësaj ane. Në Shën Gjin ndihesh si të jesh në shtëpinë tënde, kështu të bën mikpritja e vendasve.

Duke qenë pranë rrugëve kryesore plazhi i Shëngjinit arrin të pranojë mijëra pushues në ditë. Në këtë zonë janë të vendosur disa prej restoranteve, bareve e diskotekave më të frekuntuara. Shëngjin përbën një nga resurset kryesore për turizmin në të gjithë Adriatikun lindor.

Resorti “Rafaelo”, është ndër të parët që ka Shën Gjini, dhe destinacioni i parë i pushuesve. Plazhi i Shën Gjinit domosdorësisht lidhet me Rafaelon.

Resorti më i madhi në Shëngjin pret cdo ditë pushuesit nga Kosova dhe është i vetmi që plotëson të gjitha kërkesat e pushuesve. Aty mund të gjesh rehatinë, për shkak të komoditet të madh që ofron, ushqimit të mirë, pishinës dhe në fund edhe muzikës live që organizon cdo natë për pushuesit.

Thjeshtë, “Rafaelo” është zgjidhja që duan të gjithë.

Pavarësisht, se këtë vit virusi COVID-19 ka goditur pothuasje gjithë globin, e më i godituri ka qenë sektori i ekonomisë, megjithatë Shëngjini është i mbushur me pushues nga Kosova. ‘Rafaelo’ respekton të gjitha masat që i ka vë shteti për mbrojtje ndaj Covid-19.

Burimi, që ishte vendosur të kompleksi “Rafaelo”, thotë se ai cdo vit bën plazh në Shëngjin dhe gjithmonë pushon te ‘Rafaelo’.

“Unë vij të paktën një herë në vit për pushime këtu, dhe komodieti që ofron ‘Rafaelo’, është ambienti më i bukur që mund të ekzistojë”, thotë ai për Scanner.

Ai thotë së është nga Prizreni dhe vjen shpesh për shkak edhe të afërsisë që ka, por edhe për shkak se Shëngjini është vendi ideal për të dhe familjen e tij.

“E kam Nënën e moshuar, dhe ajo don vetëm në ‘Rafaelo’ të pushojë, sepse këtu i ka të gjithë…edhe nëse ka nevojë për barna, edhe për mjekë…këtu ndihem si në shtëpinë tonë”, thotë Burimi.

Përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit ka shumë biznese të ndryshme që janë ngritur nga shtetas kosovar dhe operojnë vetëm gjatë 3 muajve të sezonit turistik. Ata janë lehtësisht të identifikueshëm nga emrat, shërbimet, produktet që ofrojnë si dhe nga klientela që i frekuenton.

“Duke qenë se Shëngjini është një qytet bregdetar afër Kosovës, më pëlqeu si vend dhe vendosa të hap një biznes të vogël këtu,” tregon një kosovar, i cili thotë se fillimet kanë qenë të vështira por më pas u ambientua dhe ndjehet mirë në Shëngjin.

Duke qenë se Shëngjini frekuentohet më së shumti nga shtetas kosovarë, edhe bizneset e ngritura prej sipërmarrësve të vegjël nga Kosova në fushën e shërbimeve kanë ardhur në rritje gjatë dekadës së fundit.

Po ashtu, në Shëngjin ka shumë shtetas kosovarë që kanë blerë apartamente dhe shumica prej tyre i lëshojnë me qira për pushuesit gjatë periudhës së verës.

Në këtë mënyrë, Shëngjini mund të konsiderohet pa frikë dhe si qyteti i kosovarëve gjatë stinës së nxehtë, pasi tashmë ata nuk janë vetëm pushues në këtë zonë turistike, por i janë drejtuar kësaj zone edhe me bizneset e tyre.

Vera, një pushuese nga Prishtina, kishte ardhur në Shën Gjin, me linjën e autobusit Sharr Travel.

E vendosur në kompleksin ‘Rafaelo’, ajo shpjegon që vjen çdo vit në këtë kompleks, edhe pavarësisht masave dhe COVID-19, ajo ka vendosur që të vijë për pushime.

“Thoshin që s’ka pushues, ama këtu paska plotë”, thotë ajo, e cila na tregon se ka shumë pastërti dhe respektohet çdo masë. Ndryshe, pavarësisht virusit tashmë të njohur,  është bërë një lobim i madh që të mundësohet ardhja e pushuesve kosovarë në plazhet e Shqipërisë.

Kryesuesi i Kuvendit të Odës Ekonomike dhe pronari i ‘Sharr Travell’, Ruzhdi Kurtishaj, ditë më parë është takuar me ministrat e Turizmit të Shqipërisë e Kosovës dhe me prefektët e kryetarët e bashkive e zonave turistike të verës 2020 , nga Prizreni e deri në Sarandë, shkruan Scanner.

Sharr Travel

“Pusho Shqip, është motoja e këtij viti, që na bashkon e që duhet ta ndajmë si mesazh për të gjithë për të shijuar, pushuar, eksploruar, vizituar #shqip???? #pushoshqip?? #unërrinëshqipëri #smilealbania?”, kishte shkruar ai në Facebook.

This image has an empty alt attribute; its file name is FB_IMG_1593629147662-960x500.jpg

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka…