Sherifi: Në legjislaturën e kaluar jam munduar të jem zëri i vërtetë i Nismës

09 shtator 2019 | 12:20

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se gjatë periudhës dyvjeçare si kryetar i GP të Nismës, në komisionet parlamentare, në grupe punuese apo vetëm në cilësinë e deputetit gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës është përpjekur të mbrojë me përgjegjësinë me të madhe dhe me përkushtim interesat e vendit tonë.

Interesat e Kosovës dhe të qytetarëve të saj, thotë Sherifi, kanë qenë boshti orientues i qëndrimeve të tija politike në të gjitha instancat dhe forumet ku ka përfaqësuar: brenda dhe jashtë Kosovës.

Në legjislaturën që lamë pas, ai thotë se është munduar të jetë zëri i vërtetë i Nismës Socialdemokrate dhe tërë potencialin tim e ka vënë në shërbim të Kosovës.

“Për aq sa mund të realizohen për një gjysmë mandati të Legjislaturës së VI-të, Nisma Socialdemokrate ka realizuar një numër të konsiderueshëm objektivash politike në interesin e qytetarëve dhe është e vendosur të marrë angazhimet e reja për realizimin e plotë të platformës për një Kosovë ku çdo qytetar do të jetojë në dinjitet të plotë në aspektin ekonomik, politik dhe kulturor”, ka shkruar ndër të tjera Sherifi.

Më tutje, Sherifi shkruan se organet drejtuese të Nismës Socialdemokrate ia kanë dhënë besimin të jetë kandidat për deputet për Legjislaturën e VII-të.

“Mirënjohja për punën që kam bërë është obligim shtesë që, në rast se do të marr sërish besimin e anëtarëve, simpatizantëve të NISMËS Socialdemokrate dhe të zgjedhësve tjerë, të jap tërë energjitë e mia për një përfaqësim të denjë”, ka shkruar në Sherifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Të nderuar anëtarë dhe simpatizant të NISMËS Socialdemokrate,

Falë mbështetjes suaj dhe besimit që më dhatë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u bëra përfaqësues i juaji në legjislaturën e VI-të të Republikës së Kosovës.

Gjatë periudhës dyvjeçare të legjislaturës që shkoi, qoftë në cilësinë e Kryetarit të Grupit parlamentar të NISMËS Socialdemokrate, në komisionet parlamentare, në grupe punuese apo vetëm në cilësinë e deputetit gjatë seancave në Kuvendin e Kosovës jam përpjekur të mbroj me përgjegjësinë më të madhe dhe me përkushtim interesat e vendit tonë.

Interesat e Kosovës dhe të qytetarëve të saj kanë qenë boshti orientues i qëndrimeve të mia politike në të gjitha instancat dhe forumet ku i kam përfaqësuar: brenda dhe jashtë Kosovës. Në legjislaturën që lamë pas, jam munduar të jem zëri i vërtetë i NISMËS Socialdemokrate dhe tërë potencialin tim e kam vënë në shëbim të Kosovës.

Për aq sa mund të realizohen për një gjysmë mandati të Legjislaturës së VI-të, NISMA Socialdemokrate ka realizuar një numër të konsiderueshëm objektivash politike në interesin e qytetarëve dhe është e vendosur të marrë angazhimet e reja për realizimin e plotë të platformës për një Kosovë ku çdo qytetar do të jetojë në dinjitet të plotë në aspektin ekonomik, politik dhe kulturor.

NISMA Socialdemokrate votoi unanimisht për ta kthyer pushtetin në duart e sovranit, sepse është e bindur që qytetarët e Kosovës do t’i besojnë rolin aktiv dhe të patjetërsueshëm që mund të luaj në këtë periudhë plot sfida për ardhmërinë e vendit tonë.

Organet drejtuese të NISMËS Socialdemokrate më kanë dhënë besimin të jem kandidat për deputet për Legjislaturën e VII-të. Mirënjohja për punën që kam bërë është obligim shtesë që, në rast se do të marr sërish besimin e anëtarëve, simpatizantëve të NISMËS Socialdemokrate dhe të zgjedhësve tjerë, të jap tërë energjitë e mia për një përfaqësim të denjë!

Me respekt.

Bilall Sherifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U21 sonte nga ora 20:45, do të…