Shifra që do të marrë Tucheli pas largimit nga Bayerni

04 prill 2024 | 17:26

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munchen në një moment aspak të përshtatshëm.

Ata gjendeshin pas Dortmundit në Bundesligë, ndërsa ndeshja e parë për teknikun 50-vjeçar konsistoi me Borussian.

Pas shumë vështirësive dhe komplikacioneve në lojë, ata siguruan titullin kampion dhe shkuan deri në fazën çerekfinale të Championsit.

Por trendi negativ në ciklin aktual ka shkaktuar shumë debate. Tri humbjet radhazi nuk u përtypën nga bordi, e kësisoj ata dolën me vendim drastik, largimin e Tuchelit në fund të sezonit. Megjithatë, kur ai mori “frenat” e bavarezëve, kontrata ishte e planifikuar të zgjaste deri në verën e vitit 2025.

“Bild” raporton se për pjesën e mbetur të marrëveshjes fillestare, trajneri gjermane do të fitojë 10 milionë euro, pra vetëm pagën, ndërsa bonuset e arritjeve të klubit nuk janë të përfshira në bilancin total.

Në verën e vitit 2021, kampionët e Bundesligës depozituan 25 milionë euro për të bindur Leipzigun të hiqte dorë nga trajneri Julian Nagelsman, ndërsa përfundimi rezultoi i njëjtë me atë të Tuchelit, shkarkim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave/grave e ka zhvilluar…