Shkarkimet apo dorëheqjet e imponuara në shpërputhje me përgjegjësinë konkrete

01 shtator 2022 | 16:17

Reagim i KMDLNj-së

Pas dhunimit të një 11-vjeçareje, reagimi i opinionit ishte i menjëhershëm, qoftë përmes rrjeteve sociale e që përfundoi me një protestë masive ku fuqishëm u dënua ky rast me ç’rast u kërkua dënimi maksimal për 5 dhunuesit sikur që u kërkua përgjegjësi për drejtuesit e ministrive përgjegjëse për siguri dhe drejtësi. Policia e Kosovës në kohë reale arrestoi dhunuesit ndaj të cilëve u caktua masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Reagimi i parë, shkaku i përgjegjësisë profesionale dhe morale erdhi nga Samedin Mehmeti i cili ishte në krye të këtij institucioni. Ndërkaq, nga MD përkatësisht nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dorëheqje dha Ali Gashi, drejtor i Departamentit për Trajtim të Dënuarve të Mitur. Arsyetimi ishte se njëri nga dhunuesit e 11-vjeçares kishte vuajtur dënimin në Burgun për të Mitur në Lipjan dhe për shkak se ka dështuar risocializimi, edhe është dorëhequr.
Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti ka qenë buzë shkarkimit pavarësisht rastit të dhunimit seksual të 11-vjeçares ndërsa Ali Gashi, brenda një kohe të shkurtër është detyruar dy herë të jep dorëheqje, së pari nga u.d. i Drejtorit të SHKK-së e tash nga një pozitë më e ulët. Ali Gashi nuk kishte përgjegjësi as herën e parë kur e shkarkuan, u dorëheq e as për rastin e dytë. U sakrifikua për të shpëtuar të
“mëdhenjtë” apo iu nënshtrua procesit të diferencimit që po bëhet edhe ndaj kuadrove tjera. Samedin Mehmeti konsiderohej si njeri i LDK-së e as Ali Gashi nuk përputhej politikisht. Është shumë pozitive kur bartës i një posti publik për shkak të përgjegjësisë konkrete jep dorëheqje por është papërgjegjësi dhe skajshmërisht e pamoralshme kur në emër të një përgjegjësie të supozuar hipotetikisht, përdoret si alibi për t’i shpëtuar përgjegjësisë të atyre që kanë përgjegjësi profesionale, institucionale, morale dhe ligjore sipas postit që e kanë. Samedin Mehmeti dhe Ali Gashi janë “dorëhequr” pikërisht për këtë qellim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi është larguar nga skuadra franceze.…