Shkarkimi i ambasadorëve, Hoxhaj: Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë

20 maj 2021 | 11:23

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për shkarkimin e disa ambasadorëve.

Ai ka thënë se një vendim i tillë përben skandalin me të madh në politikën e jashtme të Kosovës, shkruan “Epoka e re”.

“Qeveria Kurti, me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me ‘çelës politik’, e ka suspenduar politikën e jashtme. Në 23 misione diplomatike, Republika e Kosovës nuk ka ambasadorë. Kjo përbën skandalin më të madh në politikën e jashtme të Kosovës. Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me ‘çelës politik’ është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë. Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi William ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër…