Shkarkimi i Metës, komisioni i ligjeve voton ngritjen e komisionit hetimor

26 qershor 2019 | 11:13

Komisioni i ligjeve ka prezantuar raportin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, i cili do t’i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë.

Relatori Adnor Shameti ka thënë se presidenti nuk kishte interes për tu dëgjuar në këtë komision.

“Kur kishte nisur fushata zgjedhore presidenti nxori dekretin e shfuqizimit të datës së zgjedhjeve. Kërkesa e 55 deputetëve e bazuar. Kuvendit do t’i dërgohet edhe letra përgjigje e presidencës bashkë me propozimin e ngritjes së një komisioni hetimor”, ka thënë ai.

Me 13 pro dhe 1 kundër, ajo e Adriatik Alimadhit është votuar pro komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit.

Propozimi i komisionit të ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor do të diskutohet me debat në seancën e ardhshme të parlamentit më 4 korrik./TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka marrë një një tjetër ofertë konkrete për njërin…